Celebrities Gossip Showbiz

Dështon podcasti i Harry dhe Meghan, këngëtaret e famshme që refuzuan të shfaqeshin në të!

Sipërmarrja e dështuar e podcastit të Princit Harry dhe Meghan Markle u pengua pjesërisht nga të famshëm si Taylor Swift dhe Beyonce që refuzuan të përfshiheshin, thuhet në një raport. Sipas një artikulli nga Vanity Fair, Meghan u refuzua nga disa emra shumë të mëdhenj dhe Harry kishte disa ide jashtëzakonisht të pazakonta se në çfarë duhej të fokusoheshin. Duka dhe Dukesha e Sussex-it kishin raportuar një marrëveshje prej 18 milionë paundësh me Spotify-n për të bërë podcast-in, por sipërmarrja dështoi në vetëm tre vjet, me shumë pak njerëz që zgjodhën ta dëgjonin vazhdimisht.

Një burim tha se ata ishin ndryshe nga podcastet e tjerë të famshëm, të cilët ‘ndezin mikrofonin dhe flasin’. Burimi tha gjithashtu se çifti ‘dëshironte një temë të madhe që do të shpjegonte botën, por ata nuk kishin asnjë ide’. Një plan i Harry-t ishte të intervistonte edhe Vladimir Putinin dhe Donald Trumpin si ‘sociopatë’. Meghan përfundimisht bëri premierë podcast-in e saj, i cili u quajt “Archetypes”, por më pas ajo pati vështirësi për të marrë ndonjë nga gratë e fuqishme që donte të shfaqeshin në të. Yje si Taylor Swift, Beyonce dhe Megan Thee Stallion thuhet se e refuzuan atë.

Me mungesë të ftuarish, idesh të duhura dhe probleme me stafin e Spotify, podcasti u ndërpre dhe Meghan dhe Harry kanë mbetur në kërkim të një qëllimi të ri. Rikujtojmë se Markle dhe Princ Harry kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre ndaj komunitetit të Kalifornisë Jugore. Zjarret e përhapura me shpejtësi në Los Anxhelos kanë përpirë çdo gjë që u ka dalë përpara duke regjistruar deri më tani 10 viktima. Duka dhe Dukesha e Sussex kanë hapur dyert e rezidencës së tyre për miqtë që janë detyruar të evakuohen për shkak të rrezikut. Çifti jeton rreth 90 milje në veri të zonës së Los Anxhelosit.

Përveç ndihmës për të dashurit e tyre, ata po punojnë gjithashtu me Fondacionin e tyre Archewell për të përcaktuar mënyrat më me ndikim për të mbështetur komunitetin gjatë kësaj krize. Fondacioni po kërkon gjithashtu mundësi vullnetare për të ndihmuar në rimëkëmbjen e shëndetit mendor për ata që kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme dhe do të lehtësojë përpjekjet e rimëkëmbjes afatgjatë. Harry dhe Meghan dhuruan gjithashtu ndihma si ushqime dhe veshje për familjet e prekura.