Dhanë leje abuzive për shfrytëzimin e lumenjve, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, kallëzon penalisht 4 drejtues e ish-drejtues të Agjencive të Baseneve Ujore. Nga auditimi i këtij dikasteri, rezultoi se në vitet 2016-2017 janë dhenë 42 leje për rehabilitimin e lumenjve, në kundërshtim me ligjin. Për këtë arsye, iu kërkua Këshillave të Baseneve Ujore, t’i shfuqizojnë.