Një nga dhimbjet më të këqija mund të jetë ajo afër organit tuaj gjenital. Prudence Hall, gjinekologe, thotë se gratë jo domosdoshmërish dinë çfarë të bëjnë për këtë lloj dhimbje ose ndihen të turpëruara. Dr.Hall ka listuar disa prej shkaktarëve kryesorë të dhimbjeve vaginale që mund ta shpjegojë arsyen se përse po ndieni dhimbje në atë pjesë.
Shkaktarët janë mungesa adekuate e lubrifikimit vaginal, menstruacionet, fibroidet dhe fakti se mund të keni ndonjë sëmundje të transmetueshme seksualisht, etj. Një dallim i rëndësishëm që duhet bërë është se dhimbja vaginale dhe dhimbja e vulvës janë të ndryshme. Dhimbja që ekziston në indet e jashtme të organeve gjenitale është dhimbje vulvare. Dhimbja e brendshme është dhimbje vaginale. Megjithatë, nuk është e pazakontë që të gjitha të kategorizohen nën termin “ombrellë” të dhimbjes vaginale.
Për çdo problem vaginal që e keni, është mirë të konsultoheni me doktorin për ta zgjidhur çdo problem dhe për ta trajtuar atë në kohë. Gjithashtu, dhimbja vaginale mund të menaxhohet edhe me kujdesin vetjak. Jo të gjitha trajtimet do të jenë të efektshme dhe një gruaje mund t’i duhet të provojë trajtime të ndryshme për të gjetur alternativën më të mirë për të.
Kur bëhet fjalë për besimin dhe besnikërinë në një lidhje, pasojat e tradhtisë nuk kufizohen vetëm në aspektin emocional. Tradhtia mund të ketë gjithashtu ndikime në shëndetin fizik të një gruaje, përfshirë çekuilibrimin e pH vaginal, duke rritur gjasat për infeksione vaginale të pakëndshme. Si ndikon tradhtia në balancën e pH-së vaginale? Nëse një partner përfshihet në marrëdhënie seksuale të pambrojtura jashtë lidhjes, ai mund të sjellë në marrëdhënie baktere dhe mikro-organizma të reja. Këto elemente të jashtme mund të prishin mikrobiomin e ndjeshëm vaginal të partneres, duke ndryshuar balancën natyrale të pH. Ky çekuilibër mund të favorizojë rritjen e baktereve të padëshiruara dhe të shkaktojë infeksione si vaginoza bakteriale (BV) apo infeksione të tjera mykotike.