Showbiz

Dhimbjet e ndërhyrjeve plastike detyrojnë Cardi B që të anulojë koncertet

Reperja e famshme Cardi B ka vendosur të tregohet krejtësisht transparente me fansat e saj duke folur për ndërhyrjet plastike që ka kryer së fundmi.

26-vjeçarja e cila u bë nëna e një vajze vitin e kaluar është detyruar të anulojë koncertet e saj pasi nuk është rekuperuar nga këto operacione.

Përfaqësuesit e saj u shprehën se ajo u përpoq të dalë në skenë për të performuar por dhimbjet ishin të mëdha dhe reperja nuk mund të rrezikonte.

Cardi B ka bërë një ndërhyrje një gjoks dhe heqje dhjami në disa zona të trupit që u përkeqësuan nga shtatzënia.