Bota

Dhuna në Meksikë, klounët ankohen: Kemi mbetur pa punë!

Klounë të veshur me të bardha marshuan në rrugët e Akapulkos në Meksikë, duke kërkuar fundin e valës së dhunës në qytet. Artistët u ankuan se kanë mbetur pa punë, pasi banorët kanë frikë nga kriminaliteti i lartë dhe nuk organizojnë më festa. Vetëm gjatë prillit, 100 vetë u vranë në qytetin turistik të Akapulkos, si pasojë e përplasjes së Bandave.