Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Google Nest
Në eventin e Google, u prezantua një lineup komplet i ri i Nest – kamera për brenda, jashtë dhe një zile e re, të gjitha të fuqizuara nga Gemini AI. Çmimet janë $99.99 për kamerën brenda, $149.99 për jashtë dhe $179.99 për zilen.
Çfarë sjellin të re? Të gjitha kanë 2K HDR video, më e larta që ka ofruar ndonjëherë Google. Arsyeja? Për ta bërë imazhin mjaftueshëm të detajuar që Gemini të “lexojë” çdo gjë – qoftë një targë makine të panjohur, apo pakon që të lanë para derës. Fusha e shikimit është zgjeruar: 152 gradë për kamerat, ndërsa zilja shkon deri në 166 gradë dhe një raport 1:1, kështu që sheh edhe kokën, edhe këmbët, edhe pakot poshtë.
Në ndriçim të ulët? Kanë 120% më shumë ndjeshmëri ndaj dritës, ngjyrë e plotë në mëngjes e natë, dhe natyrisht infrared për errësirë totale. Dhe nëse do, mund ta lësh kamerën gjithmonë të fokusuar në një zonë të caktuar.
Por surpriza më e madhe ishte një teaser për Google Home të ri me Gemini AI, që del në pranverë 2026. Do kushtojë $99 dhe vjen në katër ngjyra: Porcelain, Hazel, Berry dhe Jade. I gjithë sistemi është ndërtuar për të mbajtur Gemini Live, që do të thotë: më pak konfuzion nga zhurmat e sfondit, anulim ekos, dhe një “light ring” poshtë që të tregon kur Gemini po të dëgjon, po mendon apo po përgjigjet.
Plus, kemi 360° audio dhe opsion për t’i bërë grup me pajisje të tjera ose t’i lidhësh me Google TV Streamer për një setup surround sound.
Pra, kamera inteligjente, derë inteligjente, dhe një speaker që duket sikur ka jetën e vet. Google po e bën shtëpinë me të vërtetë “Gemini-powered.”