Lifestyle Magjia e Festave - News

Diçka për të gjithë, “Dhurata Artifiko” sugjeron se si t’i surprizoni të dashurit tuaj këtë fundvit!

E ftuar në “Magjia e Festave” me Dea Vieri, ka qenë Ola, përfaqësuese e “Dhurata Artifiko”. Ky biznes i vjen në ndihmë klientëve për të zgjedhur dhurata të personalizuara dhe të veçanta në çdo rast dhe kohë. Por për më shumë ka treguar vetë Ola…

Çfarë dhurate do të sugjeroje që t’i bënim të dashurit?

Për të dashurin do të sugjeroja ndoshta një jastëk.

Po një dhuratë për të dashurën?

Një portret ose foto ‘memory box’.

Dhuratë për shoqen?

Për shoqen një filxhan të personalizuar.

Dhuratë për shokun?

Ndonjë suvenir që ta mbajë tek dhoma, tek zyra.

Dhuratë për shefin ose shefen që na e ka nxirë jetën?

Ndonjë kristal zyre të personalizuar ose ndonjë Oscar me titullin ‘Best Shef’.

Dhuratë për mamin?

Një kornizë që ta mbajë tek dhoma.

Dhuratë për babin?

Një kuti shahu.

Dhuratë për vjehrrën?

Një portret të madh në mur.

Dhuratë për kunatën?

Një varëse çelësash për shembull.