E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Dea Vieri, për të diskutuar më shumë mbi gënjeshtrat. Cilat janë disa prej tyre që thuhen më shpesh sot?
Si i është përgjigjur Dea quizit “E vërtetë apo gënjeshtër” në studio?
Shqiptarët janë ndër njerëzit më mikpritës në botë, e vërtetë apo gënjeshtër?
E vërtetë.
Në Shqipëri nuk arrin dot asgjë me miq, e vërtetë apo gënjeshtër?
Pjesërisht e vërtetë.
Shumica e njerëzve shfaqin jetë luksoze por nuk e bëjnë në realitet, e vërtetë apo gënjeshtër?
E vërtetë.
Rrjetet sociale tregojnë realitetin tonë, e vërtetë apo gënjeshtër?
Gënjeshtër.
Dashuritë që shfaqen online janë 100% reale, e vërtetë apo gënjeshtër?
Shumë gënjeshtër e madhe.
Në Shqipëri meritokracia ekziston, e vërtetë apo gënjeshtër?
Pjesërisht e vërtetë. Varet. Është më shumë gënjeshtër.
Të rinjtë sot po largohen nga Shqipëria për para dhe jo për mentalitet, e vërtetë apo gënjeshtër?
Mendoj që po, për para po largohen. Unë mendoj që jemi mendjehapur mjaftueshëm. Nëse ti ke pak guxim, nuk është se të vret njeri me gurë në Shqipëri, ose nuk është se merr ndonjë dënim të çmendur.
Shumë njerëz jetojnë mbi mundësitë e tyre financiare, e vërtetë apo gënjeshtër?
Po, njoh shumë njerëz të cilët kanë karta krediti dhe vetë marrin kredi të cilat supozohet t’i marrin shpejt e shpejt dhe nuk ia dalin dot ta mbajnë atë standard jetese.
“Çfarë do thotë bota?” ndikon ende në mendimet personale, e vërtetë apo gënjeshtër?
Tek brezi i ri është gënjeshtër.
Familja shqiptare është gjithmonë mbështetje dhe jo presion, e vërtetë apo gënjeshtër?
Gënjeshtër.
Influencerat tregojnë jetën reale, e vërtetë apo gënjeshtër?
Gënjeshtër.
Suksesi vjen vetëm nga puna e ndershme, e vërtetë apo gënjeshtër?
Gënjeshtër, sepse rezultati justifikon mënyrën, rëndësi ka të jesh i suksesshëm, se si i arrin ato nuk ka rëndësi për njeri. Nëse ti je i suksesshëm, nuk do t’ia dijë njeri se si i ke arritur.
Shqipëria është një vend i vogël ku të gjithë e njohin njëri-tjetrin, e vërtetë apo gënjeshtër?
E vërtetë.
Njerëzit janë më të sinqertë në jetën reale se sa online, e vërtetë apo gënjeshtër?
Gënjeshtër, të mashtrojnë, nuk ka shpëtim nga kjo.
Xhelozia është një nga emocionet më të përhapura në shoqërinë shqiptare, e vërtetë apo gënjeshtër?
Po, zilia.
Bukuria fizike të hap më shumë dyer se sa aftësia në Shqipëri, e vërtetë apo gënjeshtër?
E vërtetë.
Shumica e njerëzve janë të kënaqur me jetën që bëjnë, e vërtetë apo gënjeshtër?
Gënjeshtër, janë të gjithë të pakënaqur.
Paraja është matësi kryesor i suksesit sot në Shqipëri, e vërtetë apo gënjeshtër?
Në Shqipëri po.
Të rinjtë janë më të lirë dhe më pak paragjykues se brezi i vjetër, e vërtetë apo gënjeshtër?
Pjesërisht e vërtetë, se ka disa që nuk e kanë kapërcyer akoma, u ka ngelur ai mentaliteti i vjetër.
Shqipëria po ndryshon realisht dhe jo vetëm në dukje, e vërtetë apo gënjeshtër?
Po, po ndryshon. Tani se për mirë, se për keq… Po ndryshon, herë për mirë, herë për keq, por ndryshon.