E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Dea Vieri, për të diskutuar më shumë mbi gënjeshtrat. Cilat janë disa prej tyre që thuhen më shpesh sot?
A gënjejnë meshkujt shqiptarë vajzat në raport me seksualitetin e tyre apo dëshirat seksuale?
Po. Mendoj se burrat shqiptarë ndonjëherë janë të ngurtë dhe nuk e pranojnë veten ashtu siç janë. Unë kam dëgjuar histori nga djem që janë miq të mi dhe kanë një orientim tjetër seksual, pra nuk janë heteroseksualë. Shokë të mi që janë homoseksualë më kanë thënë që shpeshherë u ka rastisur që të krijojnë raporte me burra që janë të martuar dhe me fëmijë. Dhe ata thonë që duhet të jetojnë sipas standardeve të shoqërisë, duhet të jenë një bashkëshort, duhet të kenë një familje dhe kjo pjesa është një sekret, një gënjeshtër e madhe që i thonë botës.