Live From Tirana Showbiz

Dea Vieri: “Gënjejnë, meshkujt shqiptarë nuk janë aq të shkëlqyer në shtrat!”

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Dea Vieri, për të diskutuar më shumë mbi gënjeshtrat. Cilat janë disa prej tyre që thuhen më shpesh sot?

A gënjejnë meshkujt shqiptarë kur i thonë vajzave që janë të paparë në shtrat?

Shumicën e kohës, po. Nuk mendoj se janë të gjithë kaq të shkëlqyer. Përkundrazi, unë ndaj një mendim tjetër, nuk mendoj se meshkujt shqiptarë janë aq shumë të shkëlqyer. Mendoj se fokusohen më shumë tek vetja. E kanë mendjen për të bërë atë qejfin e vet. Ndoshta edhe sepse janë dhe pak të frustruar, se një herë që i vjen shansi do e shijojnë për veten e vet.