E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Dea Vieri, për të diskutuar më shumë mbi gënjeshtrat. Cilat janë disa prej tyre që thuhen më shpesh sot?
Sa e vërtetë është jeta luksoze që shfaqet në Instagram?
Është gënjeshtër, ose është dhe e ekzagjeruar. Për shembull një gjë që vihet re, është vajzat ose djemtë që bëjnë pushime për tre ditë, dhe e hedhin sikur kanë bërë pushime për 10 ditë, Ose merren vetëm me rrjetin social. Ose njerëzit që vishen, kapardisen dhe shkojnë në një event vetëm për të bërë një foto dhe as nuk rrijnë, as nuk e shijojnë, thjesht për Instagramin. Dhe demoralizon edhe të tjerët kjo, ndikon shumë negativisht. Zakonisht edhe gocat që shkojnë me pushime nuk dihet se me kë, hedhin foto vetëm, dhe dallohet, është shumë e rrallë që të postojnë me dikë. Ose edhe djemtë që postojnë foto me makina të shtrenjta dhe ora, në një grup me 15 çuna, njëri i ka ato.