Sport

Diferencat mes brezave, Lewandowski: “Barcelona më kërkoi të jem i ashpër me të rinjtë”!

Robert Lewandowski te Barcelona po luan me futbollistë që i përkasin një brezi krejt tjetër dhe sulmuesi polak në një intervistë në podcastin High Performance, foli për diferencat mes dy brezave, por edhe për tema të tjera.

Suksesi yt është më shumë psikologjik apo fizik?

Do të thoja të dyja. Cila është më e rëndësishme? Mentaliteti është 70% e asaj që ke nevojë për të qenë në elitë jo për 1 apo 2 vjet, por për shumë kohë. Edhe fiziku është shumë i rëndësishëm sepse futbolli po ndryshon. Do të thoja që futbolli ndryshon cdo 5 vjet, kjo është ajo që shoh si futbollist. nëse krahason futbollin e tanishëm me atë të  5 apo 10 viteve më parë, është krejtësisht ndryshe. Stërvitem çdo ditë me djem 17-18 vjeç dhe unë do të mbush 38. Te Bayerni mentaliteti ishte ndryshe sepse isha i rrethuar me futbollistë më të mëdhenj në moshë, me eksperiencë. Kur erdha te Barcelona, pashë shumë lojtarë të rinj dhe kërkova të isha pak më i ashpër me ta, por fillova të vë re se atyre nuk iu pëlqen kjo lloj sjellje. Edhe vetë klubi më kërkoi të jem pak më shumë serioz sepse e shihnin të nevojshme që të rinjtë të mësonin rëndësinë që ka puna e madhe jashtë fushave të lojës

Kush ta tha këtë?

Përpara se të më blinin më flisnin për këtë. Që kishin nevojë për dikë si unë, që është i fortë fizikisht dhe psikologjikisht për t’iu treguar  se për të qenë në formën optimale është e rëndësishme dhe ajo që bën jashtë fushës. Por më pas, kur njoha njerëzit dhe pashë që kultura është ndryshe, kam mësuar shumë prej tyre, si psh të kem më shumë empati për gjithçka që është rreth futbollit

Të mungonte empatia personale?

Po sepse është nje brez ndryshe. Kur unë isha i ri, nëse një veteran më thoshte ‘eja, duhet të punosh më shumë’ për mua ishte si ‘dakord, do ta bëj’. Kurse tani jo, duhet të flasësh, të shpjegosh. është dicka krejt ndryshe. unë jam më i madh në moshë se baballarët e futbollistëve. Jam më i madh në moshë se babai i Lamine, psh. Duhert të mësoj dhe unë prej tyre, jo vetëm ata prej meje. Mund të mësoj shumë gjëra

Çfarë?

Besoj se kur fillova, lojtarët nuk e kuptonin futbollin shumë sic ndodh tani. Nuk kishim internet, nuk kishim shumë programe për të ditur se cfarë ndodhte në vende të tjera. mentaliteti, fizili, psikologjia…tani ka shumë gjëra që mund të mësosh. Më parë, futbollistët e rinj kishin frikë të pyesnin për ca gjëra për temën e brezave. Tani jo, tani janë të hapur, dinë cfarë duan, atë cfarë mund të bëjnë

Është më e shëndetshme bota e futbollit tani?

Nuk e di, sepse nëse dëshiron të jesh i suksesshëm për shumë vjet, si Messi apo Ronaldo, duhet të kesh një mentalitet të fortë. Nëse je i dobët mentalisht, besoj se është e vështirë të qëndrosh në majë, sidomos tani. Pjesërisht për paratë që tani i fiton që i ri; më parë duhet të punoje shumë për të pasur të gjitha këto të ardhura kurse tani mendoj se është më e lehtë. Po kështu edhe për gjithcka që ka në rrjetet sociale dhe internet, një ditë je në qiell dhe ditën tjetër je përtokë. Shumë vajtje dhe ardhje, ulje-ngritje mund të të dobësojnë.