Një automjet në lëvizje mori flakë, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. Dyshohet se shkak i zjarrit ishte si pasojë e një defekti. Bëhet me dije se janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Më datë 16.06.2025, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka marrë flakë në lëvizje automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi V. Ç. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
51 aksidente në ditë raportohet se ndodhin në vendin tonë, përfshirë këtu ato automobilistike, por edhe rëniet nga lartësitë apo aksidente në punë. Këto shifra rriten jo vetëm nga viti në vit, por çdo muaj.
Vetëm aksidente me makina e motorë ndodhin 14 në ditë. Për 5 muajt e parë të këtij viti janë gati 240 aksidente me shumë se një vit më parë. Ndërkohë që çdo muaj ka rritje krahasuar me muajin paraardhës.
Përdorimi i monopatinave është rritur, por paralelisht është rritur numri i aksidenteve me gati 30%, ku sipas Dr. Skënder Brataj kërkohet të forcohen masat ndëshkuese. Me shtimin e numrit të turistëve dhe jo vetëm, ku këtë vit pritet të jenë 15 milion lidhet edhe shtimi i numrit të aksidenteve, ndaj kërkohet respektim i rregullave te qarkullimit dhe kujdes i shtuar nga drejtuesit e automjeteve.