Botë e Çuditshme Celebrities

Dikur i pastrehë, sot një miliarder! Ju njohim me historinë frymëzuese të 23-vjeçarit nga Australia!

Harry Sanders, 23-vjeç nga Australia ka treguar se si i ka ndryshuar jeta në harkun kohor të 5 viteve. Kur ishte 17-vjeç ai ishte një i pastrehë, ndërsa tani, në moshën 23-vjeç është themeluesi i një kompanie me vlerë 5.8 milionë funte.

Askush nuk kujdesej për mua. Prej një viti kam fjetur në rrugë dhe ndonjëherë pa ngrënë. Sot kur i kujtoj ato vite më duken si shumë të largëta.

Aftësia që ai kishte me teknologjinë i ndryshoi jetën. Sanders, krijoi një program që funksiononte si motor kërkimi në internet, e prej saj arrin të fitojë shumë. Ai kuptoi se nëse përkushtohej më shumë, biznesi i tij mund të zgjerohej, e kështu bëri. I riu nisi të punonte fillimisht pa shumë të ardhura, me fokusin për të tërhequr klientë.

Më pas vit pas viti kompania filloi të rritej. Sanders ka thënë se në vitin 2019 arriti të fitonte rreth 3 milionë dollarë fitime. Megjithëse fiton shumë, i riu thotë se nuk shpenzon dhe aq, pasi është mësuar me ndjenjën e kursimit.

Të fitosh kaq shumë para mund të duket e mrekullueshme, por nuk është gjithçka. Unë kam një kompani tani me vlerë milionë dollarëshe, e prapë, shqetësohem kur ble diçka që vlen tre dollarë, sepse gjithmonë i shtroj vetes pyetjen: ‘A ia vlen kjo’?

Ka dhe raste të kundërta kur jeta nuk të merr aspak për mirë. Ju rikujtojmë historinë e modeles Loni Willison. Një vit më parë bëri bujë lajmi se modelja e njohur, u fotografua duke jetuar rrugëve të Venice Beach në Los Angeles. Që prej vitit 2016 ajo ka mbetur e pastrehë dhe ka disa probleme të shëndetit mendor. Së fundmi ajo është kthyer përsëri në qendër të disa mediave të huaja të cilët kanë ndarë disa foto nga jetesa e saj rrugëve.