Gossip Lajmet e fundit Showbiz

Dikur zbukuronte kopertinat e revistave, sot kërkon ushqim në plehra…ish-modelja vazhdon të shokojë botën!

Një vit më parë bëri bujë lajmi se modelja e njohur, Loni Willison u fotografua duke jetuar rrugëve të Venice Beach në Los Angeles. Që prej vitit 2016 ajo ka mbetur e pastrehë dhe ka disa probleme të shëndetit mendor. Së fundmi ajo është kthyer përsëri në qendër të disa mediave të huaja të cilët kanë ndarë disa foto nga jetesa e saj rrugëve.

Ish-modelja e cila më parë zbukuronte kopertinat e revistës “Australian Glam Fit” është shprehur se nuk ka bërë dush për një vit që të sigurohet që askush nuk do ta përdhunojë në rrugë dhe kur njerëzit e njohin, ata flasin me të, i japin disa para që ajo të ushqehet. Cdo ditë të jetës ajo lufton për mbijetesë duke kërkuar ushqim në plehra.

Rikujtojmë, se Loni ka qenë e martuar me Jeremy nga viti 2012-2014, kur vendosën t’i jepnin fund martesës. Ish-modelja ka thënë para një viti për “The Sun” se mund të jetojë e vetme dhe se ka gjithçka për të cilën ka nevojë.

Nuk kam celular. Kam ushqim dhe kam një vend ku mund të fle. Marr para këtu, ka ushqime në kosha dhe afër dyqaneve. Ka shumë gjëra këtu.

Në fotot e fundit ajo është shfaqur me disa dhëmbë më pak në gojë dhe me flokë të prerë shkurt.