Sport

Dinamo City-Partizani në “Elbasan Arena”, finalja e vogël e kampionatit!

Sot në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, luhet finalja për vendin e tretë në “Abissnet Superiore”, mes Dinamo City-t e Partizanit. Në këtë sfidë, të dyja skuadrat vijnë pas ndeshjeve gjysmëfinale të “Final 4”, ku synuan kalimin në finalen e madhe për titullin kampion, por nuk ia dolën.

Megjithëse tashmë kanë siguruar pjesëmarrjen në arenën europiane, derbi i sotëm ka rëndësi të veçantë për prestigjin dhe historinë e të dy klubeve, që do të kërkojnë të mbyllin sezonin me një fitore. Kjo do të jetë përballja e pestë mes tyre në këtë sezon, me bilanc të barabartë; dy ndeshje janë mbyllur në barazim, ndërsa secila skuadër ka arritur nga një fitore.

Tifozët e interesuar për të ndjekur finalen e vogël të kampionatit nga stadiumi “Elbasan Arena” mund të blejnë biletat online në linkun: Dinamo City – Partizani.

Do të jetë finalja e edicionit, por edhe dueli i pestë këtë edicion për çiftin Vllaznia-Egnatia. Dy skuadrat që e mbyllën në dy vendet e para sezonin e rregullt të 36 javëve në Superiore, më 12 maj, luajnë “aktin” final të sezonit, në “Arenën Kombëtare”.

Statistikat e këtij edicioni tregojnë për balancë mes dy skuadrave. Në fazën e parë ishte Vllaznia që imponohej me rezultatin 3-1 ndaj rrogozhinasve. Me Malën, Qaton dhe Balajn, që bënë të pavlefshme rrjetën e Ujkës, i cili kishte barazuar momentalisht rezultatin. Në duelin e fazës së dytë në Rrogozhinë, dy skuadrat do ta mbyllnin në rezultatin 1-1, ku golit të Lushkjës për ekipin e Tetovës i përgjigjej Dodaj për atë të Brdariç-it.

Në duelin e fazës së tretë, Egnatia do t’i kthente “reston” Vllaznisë në Shkodër. Kampionët në fuqi të vendit dilnin me tri pikë nga “Loro Boriçi”, falë fitores 0-2 me golat e Lushkjës e Zejnullait. Në duelin e fundit dhe atë që përkon me fazën e katërt, gjithçka mbyllej 2-2 në Rrogozhinë, me golat që mbanin firmat e Lushkjes e Fernandos për rrogozhinasit dhe Malës e Grudës për kuqeblutë.

Një baraspeshë në duelet e sezonit të rregullt mes dy skuadrave më të spikatura, por që është e destinuar të “prishet” të hënën në “Arenën Kombëtare”.