Aktualitet

Dita e parë e javës, si do të jetë moti sot?

Sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti pritet i kthjellët, me alternime vranësirash të pakta deri mesatare përgjatë zonave malore në lindje dhe juglindje, sidomos nga mesdita deri pasdite.

Në jug të vendit do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në lindje e juglindje priten shtrëngata afatshkurtra të izoluara gjatë mesditës dhe pasdites. Reshjet ndërpriten gradualisht pas orëve të pasdites.

Era fryn nga verilindja – veriperëndimi, me shpejtësi rreth 7 m/s. Deti do të ketë valëzim të lehtë, me forcë 1–3 ballë në Adriatik e Jon.

Në përgjithësi, e sotmja sjell një mot të qetë dhe me diell, me episode të shkurtra reshjesh vetëm në disa zona të territorit.