Kourtney Kardashian ka reaguar lidhur me thashethemet e fundit që qarkullojnë, të cilat sugjerojnë se djali i saj 15-vjeçar, Mason, është bërë baba.
Përmes një postimi në Instagram, ylli i reality show-t “The Kardashians” ka mohuar kategorikisht lajmet e rreme dhe ka theksuar se Mason nuk ka fëmijë.
Unë rrallë komentoj thashethemet apo teoritë e konspiracionit që përfshijnë mua dhe familjen time, por këtë herë bëhet fjalë për fëmijën tim dhe e ndjej se është gabim të lejoj që dikush të besojë, qoftë edhe për një sekondë, se këto gënjeshtra janë të vërteta. Nuk është
Ajo u bëri thirrje ndjekësve dhe mediave që të respektojnë privatësinë e djalit të saj, duke kërkuar që të ndalet përhapja e lajmeve të rreme.
Mason e vlerëson shumë privatësinë e tij dhe u kërkoj të gjitha mediave të jenë të respektueshme. Ai është një fëmijë me ndjenja dhe një të ardhme të bukur përpara. Ju lutemi ndaloni përhapjen e tregimeve të rreme

Thashethemet se Mason ishte bërë baba filluan me një koment nga një llogari private në Instagram, e cila dyshohet të kishte lidhje me adoleshentin, dhe shumë shpejt u bënë virale në TikTok.
Disa foto të publikuara më pas paraqisnin Mason si babanë e një vajze njëvjeçare, por Kourtney theksoi se kjo ishte një keqinformim.