I ftuar në podcastin e Ilnisa Agolli “Flet”, në Top Channel dhe Top Albania Radio, politikani Dashamir Shehi dha jo pak deklarata në një rrëfim ndryshe nga sa ne e njohim. Ai zbuloi më shumë nga jeta e tij, karriera në politikë dhe jo vetëm.
Pjesë nga intervista:
Ilnisa: Nëse politika do të ishte një tufë me kecat e tu, cilin do të ndalonit që të blegërinte më fort?
Dashamir: Në qoftë se, me thënë që të jem i vërtetë dhe i sinqertë…
Ilnisa: Siç ti je…
Dashamir: Nëse do ta kisha unë këtë në dorë, më shumë se për të ndaluar kecat që blegërijnë do të ndaloja cjapët e vjetër që pëllasin! Kupton ti? Këtë do ta bëja dhe me këtë do të isha shumë i lumtur…
Ilnisa: Perlë!