Celebrities Gossip Showbiz

“Do t’ju thyej tabletët dhe…”/Cardi B ka disa kushte për fëmijët e saj nëse ata nuk mësojnë në shkollë!

Cardi B tha me shaka se do t’u thyente iPad-ët e fëmijëve të saj nëse nuk do të merrnin nota të mira në shkollë këtë javë. Së fundmi këngëtarja ka ndarë një video argëtuese nga makina e saj gjatë rrugës për në një konferencë prindër-mësues ose siç e dimë ndryshe ‘mbledhje me prindër’ për dy fëmijët e saj Kulture, gjashtë vjeç dhe Wave, tre vjeç.

Ajo u shpreh:

Rrugës për në konferencat prindër-mësues. iPad-ët do të prishen, telefonat do të hidhen në plehra, televizorët do të shkëputen, kabllot do të fiken. Unë nuk jam duke luajtur. Unë jam ajo lloj mami!

Rikujtojmë se së fundmi ish-bashkëshorti i Cardi B, Offset, ka akuzuar reperen se e ka tradhtuar atë ndërsa ishte shtatzënë me fëmijën e tretë. Këto akuzat ai i bëri gjatë një transmetimi live në Instagram, ku e pyeti publikisht:

Thuaj të vërtetën, ke gjetur dikë tjetër ndërkohë që ke pasur fëmijën në bark?

Ndërkohë që Cardi nuk i dha një përgjigje të menjëhershme, ajo postoi më vonë në Twitter duke thënë:

Dhe unë e bëra!