Botë e Çuditshme

Doli nga banesa për të parë dëmet nga përmbytjet, krokodili i merr jetën të moshuarit!

Një 71 vjeçar në Louisiana humbi jetën pasi u sulmua nga një krokodil teksa kishte dalë nga banesa e tij për të parë dëmet e shkaktuara nga kalimi i uraganit Ida. Përmbytjet nga reshjet e dendura duket se kanë sjellë dhe kafshët e egra në zonat e banuara pasi dëshmi të shumta tregojnë se shumë pranë shtëpisë kanë parë dhe delfinë.

Gruaja e viktimës tregon se u përpoq ta shpëtonte bashkëshortin e saj nga dhëmbët e krokodilit, por kjo gjë rezultoi e pamundur dhe zvarraniku i shkaktoi dëme të mëdha në trup.

Rikujtojmë, se uragani Ida mbërriti në bregdetin e Luizianës dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale. Videot e para të uraganit Ida u publikuan në rrjetet sociale teksa shihej të merrte përpara makinat dhe çdo gjë tjetër. Ndërkohë uragani shkaktoi vdekjen e parë në Amerikë. Lajmin e bëri të ditur një prej sherifëve të zonës, në Luiziana.