Bota

E rëndë/ Uragani Ida shkakton viktimën e parë në Luiziana!

Tashmë janë përmbytur disa prej rrugëve të shtetit të New Orleans, SHBA. Uragani Ida ka arritur në bregdetin e Luizianës dhe po shkakton dëme të mëdha materiale. Ida aktualisht është në kategorinë 4 të forcës, nga një maksimum prej pesë, me erëra më shumë se 240 kilometra në orë.

Uragani raportohet se me këtë ritëm ka aftësinë që të forcohet në kategorinë maksimale në orët e ardhshme. Videot e para të uraganit Ida tanimë janë publikuar në rrjetet sociale teksa shihet edhe teksa merr përpara makinat dhe çdo gjë tjetër.

Ndërkohë uragani Ida ka shkaktuar vdekjen e parë në Amerikë. Lajmin e ka bërë të ditur një prej sherifëve të zonës, në Luiziana. Në një status në Facebook shkruante:

Pak pas orës 8 e 30 të mbrëmjes një qytetar u godit nga një pemë që era e fortë rrëzoi dhe si pasojë ai humbi jetën. Ngjarja ndodhi në Highway 621 në Prairieville.

Pas kësaj ngjarje, mediat sqaronin se fuqia e uraganit ka rënë dhe pritet të ketë stabilizim të vazhdueshëm të situatës. Shumë qytete kanë mbetur pa energji elektrike dhe rikthimi i energjisë do të kërkojë disa javë kohë. Uragani Ida u vlerësua i kategorisë 4 për nga forca dhe rrezikshmëria. Shpejtësia e erës arriti në 240 km/h.