Celebrities Gossip Showbiz

Don Xhoni duket se paska një kriter për të dashurat? Zbulojeni cili është!

Reperi Don Xhoni, i njohur për stilin e tij të veçantë dhe shpeshherë kontrovers, ka trazuar rrjetin duke nënkuptuar se është lidhur me një vajzë tjetër ruse.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një ‘story’ në Instagram, ku ndau një video ku dëgjohej se ndodhej në shoqërinë e një vajze nga Rusia.

Në këtë video, artisti  shfaqet tepër i buzëqeshur duke mësuar fjalë dhe fraza në gjuhën ruse, ndërsa vajza e cila e udhëheq, i mëson mënyra të ndryshme të sharjes në këtë gjuhë.

Po më mëson keq kjo rusja tjetër

– shkruan reperi në postimin e tij, duke nënkuptuar se e ndihmon të mësojë aspekte të gjuhës dhe kulturës ruse që mund të mos jenë të zakonshme për të apo fjalë fort të mira.

Kjo ndodhi na ka rikthyer në vëmendje historisë e tij me modelen dhe këngëtaren ruse Ariana Lirey.

Don Xhon dhe Ariana kishin një lidhje të bujshme disa vite më parë, një marrëdhënie që pati shumë jehonë në mediat rozë dhe ishte e pasur me skena publike edhe në momentet e ndarjes, duke shkaktuar shumë diskutime në atë periudhë.

Një nga tiparet më të spikatura të Don Xhon është jeta e tij e lidhur me individë nga kultura dhe shtete të ndryshme, dhe kjo ka vazhduar të jetë pjesë e personazhit të tij publik. Ai është gjithmonë në qendër të vëmendjes për stilin e tij të jetesës dhe zgjedhjet që bën, të cilat shpesh ngjallin debate.

Por duket se artisti i paska ‘pikë të dobët’ vajzat ruset.