Bota

Donald Trump dhe Melania shpërndajnë çokollata në Shtëpinë e Bardhë!

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, shpërndanë çokollata për mysafirët e vegjël mes kungujve të gdhendur dhe dekorimeve vjeshtore në Shtëpinë e Bardhë.

Një vajzë madje i shtrëngoi dorën Trumpit me qëllim që ai ta vërente dhe ia arriti. Mediat amerikane kujtuan edhe festën e Halloween-it të vitit të kaluar në Shtëpinë e Bardhë, kur Joe Biden në mënyrë të pashpjegueshme bëri sikur kafshonte një fëmijë të veshur si pulë. Rikujtojmë, se Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, po zëvendëson të gjashtë anëtarët e një agjencie federale të pavarur, që do të shqyrtonte planet e tij të ndërtimit, përfshirë një dhomë të re në Shtëpinë e Bardhë, e cila është kritikuar ashpër.

“Ne po përgatitemi të emërojmë kandidatë të rinj në panel, të cilët janë më të përafruar me politikat e Presidentit Trump ‘Amerika e Para’”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për Reuters në një email. Komisioni i Arteve të Bukura, i përbërë nga arkitektë dhe planifikues, u krijua nga Kongresi më shumë se 100 vjet më parë për të këshilluar mbi projektet e ndërtimit në rajonin e kryeqytetit. “Washington Post” raportoi më parë se administrata Trump u kishte dërguar letra anëtarëve të komisionit duke i informuar ata për shkarkimin e tyre.