Bota

Donald Trump, optimist për samitin e 12 Qershorit me Kim Jong Un-in

Rikonfirmimi i angazhimit për Denuklearizimin nga lideri i Koresë së Veriut, rikthen shpresën për takimin e 12 Qershorit në Singapor, mes tij dhe Donald Trump-it. Presidenti Amerikan thotë se kjo datë vijon të merret në konsideratë dhe se ka shumë vullnet të mirë. Komentet e shefit të Shtëpisë së Bardhë pasojnë zhvillimin e një dite më parë, referuar takimit të papritur të liderëve të dy Koreve, në të dytat bisedime, pas atyre historike të 27 Prillit.