Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Trump i jep ultimatum Tim Cook
Trump i thotë Tim Cook: “Mos më sill më iPhone nga India, dua Made in USA!” Dhe ja ku nis episodi më i ri i serialit “Make iPhone Great Again”. Donald Trump, gjatë një vizite në Katar, i ka dhënë një “ultimatum me stil” CEO-së të Apple, Tim Cook: “Ndalo prodhimin e iPhone-ve në Indi. Dua t’i shoh të prodhuar në Amerikë!”
Po Tim? Ai që dikur darkonte me Trump për të shmangur tarifat? Epo, këtë herë darka s’ka pasur menu të lehtë…
Pas kësaj bisede, Trump deklaroi me bindje: “Apple do të rrisë prodhimin në Amerikë.” Madje përmendi edhe investimin gjigand të Apple prej 500 miliardë dollarësh në 4 vite, përfshirë 20,000 vende pune dhe një fabrikë serverash AI në Houston. Por ja problemi: Apple do prodhojë pjesën më të madhe të iPhone-ve për tregun amerikan në… Indi, deri në fund të 2026! Pse? Sepse Kina s’është më cool, dhe India është më e lirë se një abonim Netflix-i në 2009.
Foxconn po ndërton një fabrikë gjigande 433 milion dollarëshe në Indi dhe aktualisht, 20% e iPhone-ve në botë prodhohen atje.
Në fund të ditës… një iPhone mbetet iPhone. Edhe nëse e monton një inxhinier në Indi me sy të skuqur nga turni i natës… apo një robot në Texas me kapele kauboji.