Atleti kinez Jianan Wang, kampion bote në kërcim së gjati në Eugene 2022, ka arritur të provojë pafajësinë e tij në një çështje dopingu falë regjistrimeve të kamerave të sigurisë së një spitali. Agjencia Kineze Antidoping (CHINADA) konfirmoi pas një hetimi të plotë se prania e substancës së ndaluar terbutalinë në trupin e sportistit ishte rezultat i një ekspozimi të pavullnetshëm. Wang kishte rezultuar pozitiv në një kontroll jashtë gare më 1 nëntor 2024, ku u gjetën gjurmë të lehta të substancës. Qysh në fillim, atleti shpjegoi se një ditë para testit kishte shoqëruar një familjar të sëmurë në spital, i cili po merrte trajtim me nebulizator.
LEXO EDHE: Nga përdhunues në predikues, Dani Alvesh i përkushtohet totalisht Zotit!
Kjo dëshmi u mbështet nga provat filmike të kamerave të sigurisë, ku shihej qartë se gjatë trajtimit Wang qëndronte pranë të afërmit të tij, gjë që mund të kishte shkaktuar hyrjen e sasive minimale të terbutalinës në organizmin e tij. Pas verifikimeve, CHINADA e konsideroi rastin si një ekspozim aksidental. Në vijim, AIU (Njësia e Integritetit të Atletikës) vendosi të mos e apelojë këtë vendim, duke lënë kështu atletin pa asnjë masë disiplinore dhe zyrtarisht tërhoqi apelin mbrojtës. Jianan Wang është një nga atletët më të suksesshëm kinezë në kërcim së gjati.
LEXO EDHE: Udhëtojnë 5000 km për skuadrën e zemrës, ekipi kundërshtar bën gjestin unik për ta!
Ai është kampion bote në vitin 2022 dhe fitues i shumë medaljeve në garat kryesore ndërkombëtare. Rezultati më i mirë i tij në garat e hapura është 8.47 metra, që është edhe rekord kombëtar në Kinë. Ndërsa në salla të mbyllura performanca e tij më e lartë është 8.18 metra. Rasti i dopingut ngriti përkohësisht pikëpyetje mbi karrierën e tij, por pas rishikimit, ai nuk u përball me asnjë sanksion.