Aktualitet

Dosja e gjyqtares Hafizi kalon në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencë për shqyrtimin e dosjes së gjyqtares Fildes Hafizi, e cila u vra nga ish-bashkëshorti, duke iu drejtuar me kërkesë Gjykatës së Lartë. Ngërçi vjen pas ligjit të ri dhe ndryshimeve në Kodin Penal. Gjykatësi Sokol Tona ka pezulluar çështjen derisa Gjykata e Lartë të shprehet për kompetencat.