Prokuroria e Durrësit shpalli moskompetencën për shqyrtimin e dosjes së Ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla. Dosja numër 447 tepër e sikletshme për çdo prokuror do te hetohet tani nga Prokuroria për Krimet e Rënda. Ndërsa më 16 maj ora 10:00 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, do të zhvillohet seanca për ish Kryeprokurorin Adriatik Llalla.