Prokurorët e dosjes ‘Tahiri’, Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara morën në pyetje në Katania, tre anëtarë të grupit të Habilajve. Sot u pyet Moisi Habilaj, i cili mësohet se ka ndryshuar edhe avokatin. Marrja në pyetje ka për objektiv parësor sigurimin e informacioneve të nevojshme mbi hetimin e nisur në Shqipëri, që ka lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i vendosur nën akuzë për trafik narkotikësh.