Gossip Showbiz

Drama në familjen Beckham! Romeo ndahet nga Kim Turnbull?

Një tjetër përçarje ka prekur familjen e njohur Beckham. Mediat britanike raportojnë se Romeo Beckham dhe partnerja e tij, Kim Turnbull, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas vetëm shtatë muajsh.

Burime pranë çiftit kanë bërë me dije për “Daily Mail” se ndarja ka qenë miqësore dhe se të dy mbeten në marrëdhënie të mira, pavarësisht përfundimit të romancës.

Romeo dhe Kim janë ende shumë të rinj. Kaluan kohë të bukura së bashku, por në atë moshë është e vështirë të mbash një lidhje afatgjatë.

Ata vendosën të ndahen në paqe, madje janë parë në të njëjtat vende edhe pas ndarjes

– është shprehur një burim i afërt.

Thuhet se ndarja ka ardhur pak javë pas festës së madhe të 50-vjetorit të David Beckham, në të cilën nuk morën pjesë djali i madh Brooklyn dhe bashkëshortja e tij, Nicola Peltz.

Prania ose mungesa e disa të ftuarve ka shtuar spekulimet për tensione të brendshme në familje.

Kim Turnbull, 26 vjeç, modele dhe influencuese, kishte qenë më parë në një lidhje me Brooklyn Beckham gjatë adoleshencës.

Pikërisht përfshirja e saj në rrethin familjar, sipas disa burimeve, kishte shkaktuar pakënaqësi tek çifti Brooklyn–Nicola, kur ajo u përfshi në listën e të ftuarve të David Beckham.

Megjithatë, burime të afërta me familjen mohojnë që ndarja e Romeo-s nga Kim të ketë lidhje me ndonjë përplasje familjare.

Romeo e kishte bërë publike lidhjen me Kim në nëntor të vitit të kaluar, pas ndarjes nga partnerja e tij prej pesë vitesh, Mia Regan.

Ndërkohë, edhe marrëdhëniet mes Brooklyn Beckham dhe familjes së tij po duken gjithnjë e më të ftohta – ai nuk e uroi publikisht të atin për ditëlindje, ndërsa disa ditë më vonë i bëri një dedikim në rrjete sociale vëllait të bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, fansat vunë re se ai ka mbuluar me një dizajn të ri tatuazhin e dikurshëm kushtuar nënës së tij, Victoria Beckham.