Brooklyn Beckham dhe bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, nuk morën pjesë në festën madhështore të ditëlindjes së 50-të të David Beckham, e organizuar më 3 maj në Londër. Burime për revistën “People” thonë se çifti qëndroi larg eventit për shkak të tensioneve me vëllain më të vogël të Brooklyn-it, Romeo Beckham, dhe të dashurën e tij, DJ Kim Turnbull.
Thuhet se prania e Kim-it, e cila përflitet se ka pasur një histori të shkurtër me Brooklyn-in, krijoi një situatë të pakëndshme për të dhe për Nicolan.
Sipas burimeve, kjo ishte një nga arsyet pse çifti shmangu festën, edhe pse kishin udhëtuar nga SHBA në Londër me synimin për të marrë pjesë ose për të takuar privatësisht Davidin.
Familja Beckham është e zhgënjyer nga shkëputja e Brooklyn-it nga aktivitetet familjare, ndonëse tensionet nuk janë aq të thella sa të konsiderohen të paqëndrueshme, sipas të njëjtave burime.
Ndërkohë, vëllai i vogël i Brooklyn-it, Cruz Beckham, ka reaguar përmes një komenti në Instagram, duke mohuar kategorikisht çdo lidhje mes Brooklyn-it dhe Kim-it:
Ata nuk kanë qenë kurrë bashkë
-ka shkruar ai.
Raportimet shtojnë se gjatë qëndrimit në Londër, Brooklyn dhe Nicola kanë tentuar disa herë të organizojnë një darkë private me Davidin, por duket se nuk kanë arritur të gjejnë një moment të përshtatshëm.
Për më tepër, një burim tjetër pranë familjes Beckham thekson se ka pasur edhe evente ku Kim Turnbull nuk ishte e pranishme, dhe çifti kishte mundësi të bashkohej me familjen – por nuk e bëri.
Asnjë përfaqësues zyrtar nga David, Victoria, Brooklyn apo Nicola nuk ka komentuar mbi situatën, duke lënë të hapur spekulimet për marrëdhëniet brenda familjes së famshme.