Në dy ditët e qëndrimit në Kosovë, më 8 dhe 9 Shtator, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të shpalosë planin e tij për dialogun me Prishtinën. Këtë e bëri të ditur sot Kryetari i Komisionit për Kosovën në Parlamentin Serb, Milovan Dreçun. Sipas tij, “Vuçiç do të dëgjojë dhe mendimet e përfaqësuesve të serbëve, për të krijuar ide rreth vazhdimësisë”. Ai theksoi se “Në Uashington ekziston nisma për përmbylljen e bisedimeve Prishtinë-Beograd”.