Bota

Drejt krijimit marina më e madhe në botë? Kina rivalizon SHBA-në, zgjerohet fuqishëm në det!

Kina ka ndërtuar marinën më të madhe luftarake në botë dhe po e zgjerohet me një ritëm marramendës, duke ngushtuar ndjeshëm hendekun me Shtetet e Bashkuara në fuqinë detare.

Me mbi 60% të porosive globale për anije dhe një kapacitet ndërtimi 200 herë më të madh se SHBA-ja, ambiciet detare të Pekinit po marrin përmasa të reja strategjike.

Sipas ekspertëve ndërkombëtarë, Kina ka aktualisht 234 anije luftarake në operim, përkundrejt 219 të Marinës Amerikane.

LEXO EDHE:  Trump u bën thirrje kompanive farmaceutike të justifikojnë suksesin e ilaçeve të Covid-19: Tregoni rezultatet për publikun

Brenda katër viteve të fundit, katër kantieret më të mëdha kineze prodhuan 39 anije luftarake me zhvendosje totale 550,000 tonë – më shumë se e gjithë flota britanike.

Kina dominon industrinë globale të ndërtimit të anijeve: më shumë se 60% e porosive botërore këtë vit shkuan në kantieret kineze.

LEXO EDHE: Pas incidentit me avionin që po udhëtonte Von der Leyen, BE vendos të forcojë mbrojtjen satelitore kundër bllokimit të GPS

Parku industrial detar në Dalian, një nga kantieret më të mëdha, simbolizon fuqinë industriale dhe ushtarake të vendit.

Pekini nuk ka ndalur në numra. Investimet në teknologji ushtarake, përfshirë armët hipersonike, dronët nënujorë dhe raketat kundër anijeve, janë rritur dukshëm.

Megjithatë, SHBA mban avantazhin në tonazh total, nëndetëse dhe aeroplanmbajtëse më të avancuara. Sidoqoftë, kapaciteti i ndërtimit të anijeve në SHBA është dobësuar rëndë me kalimin e dekadave, duke ngjallur shqetësim në Uashington.