Donald Trump u bëri thirrje kompanive farmaceutike të justifikojnë suksesin e ilaçeve të tyre për COVID-19, duke deklaruar se nuk ka konsensus nëse ilaçet kanë shpëtuar jetë.
“Me CDC-në (Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve) të përçara nga kjo çështje dhe nga mosmarrëveshjet me Sekretarin e Shëndetësisë Bobby Kennedy Jr., unë dua përgjigjen, dhe e dua tani”, – shkroi Trump në llogarinë e tij në median sociale, Truth.
“Kam marrë informacion nga Pfizer dhe të tjerë, gjë që është e jashtëzakonshme, por ata nuk duket se ia tregojnë kurrë këto rezultate publikut”, shtoi ai.
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, paralajmëroi sot se nëse Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të merrte kontrollin e Rezervës Federale të SHBA-së (Fed), duke pasur parasysh vendimet dhe deklaratat e tij për ta arritur këtë, “ky do të ishte një rrezik shumë serioz për ekonominë amerikane dhe për ekonominë botërore”.
Në një intervistë me radiostacionin francez “Radio Classique”, ajo deklaroi se marrja e kontrollit “do të jetë e vështirë”, duke pasur parasysh se Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur që shkarkimi i guvernatorit të Rezervës Federale mund të bëhet vetëm në rast incidentesh serioze.