Ditën e kaluar Adele ka aplikuar për divorc 6 muaj pasi konfirmoi se i ka dhënë fund marrëdhënies me bashkëshortin Simon Konecki.
31-vjeçarja më në fund ndihet si një femër e lirë dhe është gati të lërë pas të shkuarën dhe t’ja nisë nga e para. Ajo dhe Simon kanë edhe djalin 6-vjeçar Angelo për të cilin kanë rënë dakort të kenë kujdestari të përbashkët.
Adele dhe Simon nisën të shoqëroheshin me njëri-tjetrin në vitin 2011 ndërsa një vit më vonë britanikja zbuloi se ishte në pritje të ëmbël.