Showbiz

Dua Lipa artistja e preferuar e Japonezëve

Një erë e re ka nisur për karrierën e Dua Lipa-s dhe këtë gjë jo vetëm që e ka konfirmuar vetë këngëtarja por e kanë vënë re të gjithë fansat e saj nëpër botë.

Krahas suksesit të projektit të saj më të ri muzikor “Don’t Start Now”, Dua ka përmirësuar ndjeshëm edhe paraqitjen e saj skenike për të cilën është kritikuar shpeshherë në media.

Performancat e sa në ceremoni të ndryshme të ndarjes së çmimeve muzikore kanë marrë mijëra komente pozitive për interpretimin dhe mënyrën se si 23-vjeçarja kërcen në skenë.

Së fundmi ajo ka bërë një dalje të papritur në “MAMA Awards” në Japoninë e Jugut ku ka kënduar live hitin e saj. Kjo ceremoni e ndarjes së çmimeve në Japoni vlen vetëm për vendasit dhe rrallëherë ftohen artistë të huaj për të performuar.

Në intervista të ndryshme shumë artistë japonezë janë shprehur se Dua Lipa është e mirëpritur në vendin e tyre dhe pse jo të bashkëpunojë me këngëtarët K-pop.