Ata kanë qenë gjithmonë pranë njëri-tjetrit që nga fillimet e lidhjes së tyre në muajin qershor dhe tani erdhi koha që të rrëmbejnë vëmendjen në evente.
Dua Lipa dhe Anwar Hadid shkëlqyen në tapetin e kuq të ceremonisë së ndarjes së çmimeve të “American Music Awards” mbrëmjen e së dielës.
Dyshja e të dashuruarve dukeshin më të lumtur se kurrë duke i dhuruar puthje dhe përqafime njëri-tjetrit teksa po fotografoheshin së bashku.