Showbiz

Dua Lipa fton fansat të bëhen pjesë e klipit të saj më të ri

Fansave të Dua Lipës i pret një surprizë e madhe. Këngëtarja me origjinë shqiptare është duke punuar për klipin e hitit të saj muzikor “Levitating” dhe dëshiron që fansat të jenë pjesë e saj.

Me anë të një video-je të shkurtër, 25-vjeçarja ka shpjeguar mënyrën sesi të gjithë mund të bëhen pjesëmarrës në klipin e “Levitating”.

Në TikTok, fansat e Duas mund të publikojnë video të ndryshme me këngën në sfond dhe mjafton ta ngarkojnë atë me hashtagun “#DuaVideo” ku ajo dhe skuadra e saj mund t’i shohin një e nga një.

“Mund të jetë video kërcimi, make up, koreografi, animin e çdo gjë tjetër. Pres me padurim të shoh se çfarë do të krijoni, videot më të bukura do të jenë pjesë e klipit të “Levitating”” -tha Dua.