Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa së fundmi ka bërë një ëndërr realitet.
Dua është përzgjedhur si imazhi më i ri i “YSL” sa i përket parfumeve ku në krijimin e aromave do të marrë pjesë vetë ajo.
Bukuroshja 23-vjeçare ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa foto ku tregon mbi bashkëpunimin e saj të parë me këtë markë.
Këngëtarja u shpreh se ka qenë shumë e vështirë që ta mbajë sekret këtë gjë nga fansat e saj sakaq, falenderon “YSL” që e bënë të ndihej si në shtëpi.