Ashtu siç premtoi, këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa në bashkëpunim me Bond NYC, kanë krijuar dy modele bluzash origjinale ku citohet #prayforalbania (lutu për Shqipërinë).
Këto bluze me një dizajn kaq të veçantë shiten online për çmimin 45 dollarë dhe fitimet nga blerjet e tyre do të shkojnë për të gjithë të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Blini një bluzë dhe ndihmoni në rindërtimin e një shtëpie dhe komuniteti” -shkroi 23-vjeçarja në një postim në Instagram ku theksoi se ato janë në sasi të limituar.