Dua Lipa ka rikthyer entuziazmin mes fansave të saj me publikimin e disa fotove të reja që tregojnë se këngëtarja është sërish në studio, duke lënë të kuptohet se projekte të reja muzikore janë në përgatitje.
Pas suksesit të albumit “Radical Optimism” të publikuar në vitin 2024 dhe turneut të saj botëror që përfundoi në Zelandën e Re, artistja 29-vjeçare ndau me ndjekësit në Instagram disa imazhe të reja nga prapaskenat e një xhirimi për “Yves Saint Laurent”, ku shfaqet elegante, me një stil të guximshëm dhe plot vetëbesim.
Në disa foto të tjera, Dua shfaqet në një studio muzikore, me mikrofonin në dorë dhe një gotë verë përballë, duke lënë të nënkuptohet se një projekt i ri muzikor është në horizont.
Reagimet e fansave ishin të menjëhershme, me komente të shumta entuziaste si:
Ajo është në studio!… Koha për muzikë të re!
Në planin personal, këngëtarja britanike është ribashkuar me të fejuarin Callum Turner.
Çifti, të cilët filluan lidhjen në janar të vitit 2024, janë bërë më të hapur për marrëdhënien e tyre, duke ndarë momente romantike në rrjetet sociale.
Në fotot e publikuara së fundmi bie në sy unaza elegante e fejesës me diamant, që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj.