I meriton disa ditë pushimi pasi ka punuar vërtetë fort për albumin e ri “Future Nostalgia” që vazhdon të jetë shumë i pëlqyer edhe pse është publikuar në muajin mars.
Dua Lipa është fotografuar me të dashurin e saj në Malibu teksa po shijonin disa ditë pushimi. Dyshja po argëtoheshin në oqean duke bërë sërf dhe nuk mund të mos vërehet buzëqeshja e Dua-s.
Këngëtarja momentalisht është zhvendosur pranë Anwar Hadid në Los Angeles ku dyshja bashkëjetojnë.