Showbiz

Dua Lipa thyen një tjetër rekord muzikor

Të gjithë jemi krenarë për arritjet e saj si këngëtare me famë botërore dhe aq më tepër kur u shpall e para artiste shqiptare që rrëmbeu 2 “Grammy Awards”.

Dua Lipa ka arritur të thyejë një tjetër rekord në muzikë këtë herë në platformën “Spotify”. 23-vjeçarja është e para këngëtare femër në historinë e “Spotify” e cila ka tejkaluar 800 milionë dëgjime me 3 projekte muzikore.

Këtë rekord ajo e ka arritur me këngët “Neë Rules”, “One Kiss” dhe “IDGAF”. Edhe pse nuk ka publikuar asnjë prurje të re gjatë muajve të fundit, Dua premton se do të vijë shumë shpejt me një album të ri.