Showbiz

Dua Lipa vazhdon të ketë sukses me “Don’t Start Now”

Kjo është epoka e Dua Lipas dhe për këtë kemi rënë dakort të gjithë unanimisht 😀 .Këngëtarja shumë e dashur e publikut ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm me 3 projektet e fundit muzikore që janë pjesë e albumit të ri “Future Nostalgia”.

Ditën e kaluar albumi i saj i ri ka dalë në shitje në të gjitha platformat muzikore ndërkohë që 23-vjeçarja ka shënuar suksesin e radhës.

Hiti i saj “Don’t Start Now” është renditur në top 5 në klasifikimin muzikor të “Billboard Hot 100”. Për këtë javë kjo prurje mban vendin e tretë dhe Dua nuk mund të ishte më e lumtur.