Një 14-vjeçare është larguar mëngjesin e sotëm nga shtëpia dhe ende askush nuk ka dijeni për vendndodhjen e saj.
Siç raporton gazetarja e Top Channel Vali Qyrfyçi, mamaja e Brikena Tuskut kërkon ndihmë për gjetjen e vajzës dhe tregon se ajo mund të ketë dalë nga shtëpia rreth orës 06:30, pasi deri në 5 të mëngjesit ajo ka qenë në banesë. Nëna shprehet e bindur për këtë pasi deri në atë orë ka qenë zgjuar, pasi agjëron dhe është ngritur për syfyr.
Nxënëse e shkollës “Qemal Mici” bashkë me dy vëllezërit më të vegjël, ajo nuk është paraqitur as në shkollë. Dyshohet se vajza mund të jetë konfliktuar me dikë dhe ka marrë vendimin e largimit nga banesa, duke lënë dhe një shënim “Po largohem, mos më kërkoni”. Në dijeni është vënë dhe shkolla dhe policia.
Dyshohet edhe se vajza i ka thënë dhe shoqeve që do të largohet. Familjarët kanë deklaruar se vajza kishte shprehur shqetësime, duke thënë se po ndihej e kërcënuar nga disa persona pas orarit të mësimit, por askush nuk kishte marrë seriozisht këto kërcënime.
14-vjeçarja e cila banon në zonën pranë stadiumit në Durrës është e vitlindjes 2012 dhe prindërit, veçanërisht nëna e saj është tejet e tronditur për sigurinë e vajzës.