Një ngjarje e rëndë u shënua në lagjen 12 në Durrës, ku një burrë plagosi vajzën e tij, duke e goditur me një armë të ftohtë të tipit thikë. Burime nga policia bëjnë me dije se e plagosura është jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë konfliktit të ndodhur në rrugë, në qytetin bregdetar, mësohet se mbeti i lënduar edhe një person tjetër, kalimtar rasti. Për momentin nuk ka shumë detaje mbi ngjarjen e rëndë. Uniformat blu po hetojnë.
Burri është shpallur në kërkim. Raportohet se ai jeton në Itali, i divorcuar nga nëna e vajzës dhe po tentonte të bashkohej me familjen. E plagosura refuzonte e nuk e pranoi në shtëpi, ndaj dhe konflikti u zhvendos në rrugë.