Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 17:30 në lagjen “Lugina” të Shijakut, ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.
Sipas të dhënave paraprake, gjatë një përplasjeje mes shtetasve B. G. dhe E. B., ka mbetur i plagosur në këmbë B. G.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, duke rrethuar zonën dhe duke nisur kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, E. B.
I plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.