Aktualitet

Durrës, grabitet një zyrë postare

Grabitet Posta e lagjes nr.2 në Durrës. Autorët e dyshuar morën kasafortën, por u ndaluan nga Policia, që u vu në lëvizje pas telefonatës së një qytetari. Grabitja ndodhi natën, ndërsa u konstatua në orët e para të mëngjesit. Zyra Postare nr.4 ndodhet në një nga rrugët kryesore të qytetit bregdetar, “Aleksandër Goga”, pranë Spitalit Rajonal, jo larg Drejtorisë së Policisë. Kjo zyrë ofron dhe shpërndarjen e pensioneve e mundësinë e kryerjes së pagesave të ndryshme.