Aktualitet Sport

Dy lojtarë të Kombëtares përballen sot në Champions. Ja skuadrat që premtojnë spektakël!

Magjia e Champions do të vijojë sot me nëntë takime të tjera, që vlejnë për javën e shtatë. Përballje interesante do të zhvillohen me Milanin, Arsenalin, Bajernin, Sitin, PSG-në, Realin dhe Interin që premtojnë spektakël.

Mançester Siti-PSG, që nis në orën 21:00, është dhe supersfida e mbrëmjes. Do të ketë dhe një derbi kuqezi, pasi Qazim Laçi te Sparta e Pragës dhe Asllani tek Interi pritet ta nisin nga minuta e parë. Indrit Tuci me shumë gjasa do presë mundësinë e tij nga stoli.

Ndërsa sot plotësohet kuadri i raundit të 7 me ndeshjet e mëposhtëme:

Real Madrid-Salzburg (21:00)
Në raundin e 6-të, Jude Bellingham u bë lojtari më i ri (21 vjec e 164 ditë) që luan 40 ndeshje në Champions League. Ai theu rekordin e vendosur nga Iker Casillas në moshën 21 vjec e 275 ditë.

Leipzig-Sporting CP (18:45 CET)
Portugezët jane një ndër skuadrat që kanë shënuar në cdo ndeshje në Kupat e Evropës, 17 në total.

Shkhtar-Brest (18:45 CET)
Vetëm në 1 nga 28 ndeshjet e zhvilluara në kompeticionet e UEFA-s, ukrainasit nuk ishin në gjëndje të shënonin.

Paris SG-Man City (21:00)
Kjo do të jetë përballja e tetë mes francezëve dhe anglezëve. Kryeqytetasit kanë fituar vetëm një ndeshje ndaj “citizens” duke humbur katër e barazuar dy të tjerat.

Feyenoord-Bayern (21:00)
Holandezët shënuan për të parën herë 4 gola në një ndeshje të Champions League ndaj Sparta Praha.

Sparta Praha-Inter (21:00)
Humbja që zikaltërit pësuan me Leverkusen, ishte e para në ndeshjet e grupeve/ ligën e fazës pas një serie prej 7 fitoresh e 4 barazimesh.

Arsenal-GNK Dinamo (21:00)
Londinezët kanë humbur vetëm një sfidë në ndeshjet e grupeve/ ligën e fazës nga 26 të fundit në kompeticionet evropiane. Ata rregjistrojnë 22 fitore dhe 3 barazime në këtë periudhë.

Celtic-Young Boys (21:00)
Zviceranët kanë një rekord negativ në Champions League pasi kanë humbur 7 ndeshjet e fundit këtu.

Milan-Girona (21:00)
Kuqezinjtë fituan 4 përballje rradhazi në ndeshjet e grupeve/ ligën e fazës në një sezon për të parën herë pas 2002-2003 kur ata u shpallën fitues të Champions League